Një shpërthim ka ndodhur rreth orës 22:00 te shkolla teknike në veri të Mitrovicës.
Kështu raporton gazetarja e Telegrafit që gjendet në atë pjesë të vendit.
Shpërthimi ishte mjaft i fortë dhe dyshohet se janë përdorur shok-bomba.
Njësitet e EULEX-it po qëndrojnë ne krye te rrugës afër shkollës teknike, derisa te udhëkryqi në Lagjen e Boshnjakeve është shtuar numri i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Në veri të Kosovës ditëve të fundit kanë ndodhur disa shpërthime me shok-bombë, derisa janë përdorur edhe granatat e prodhimit jugosllav.
Aktualisht, rruga drejt Jarinjës, në fshatin Rudarë dhe ajo e Bërnjakut, janë të bllokuara nga serbët me kamionë e autobusë.
Policia e Kosovës ende nuk është deklaruar për rastin./Telegrafi/