Site icon Telegrafi

Raportohet për të vdekur dhe të lënduar pasi një zjarr i madh shpërtheu në një depo municioni në Çad

Disa njerëz kanë gjetur vdekjen dhe të tjerë janë lënduar pasi një zjarr i madh shpërtheu në një depo municioni në Çad, duke shkaktuar shpërthime të mëdha.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ministri i Jashtëm, Koulamallah Abderaman tha se zjarri ka ndodhur në një depo ushtarake në zonën Goudji të kryeqytetit, N’Djamena.

Presidenti Mahamat Idriss Deby dërgoi ngushëllimet e tij për viktimat dhe familjet e tyre, pa specifikuar numrin e viktimave.

Pati “shpërthime të municioneve të të gjitha kalibrave”, i tha agjencisë gjithashtu një zyrtar francez, i cili kërkoi anonimitet.

Një banor i tha agjencisë së lajmeve Reuters se pa tre të plagosur në rrugë, ndërsa një tjetër tha se fqinji i tij u vra.

“Shtëpia jonë po dridhej sikur dikush po gjuante mbi ne. Pastaj pamë një zjarr të madh në kampin ushtarak dhe tym dhe gjëra që shpërthyen në ajër”, tha ai.

Shkaku i zjarrit nuk dihet ende, ndërsa presidenti ka premtuar një hetim. /Telegrafi/

Exit mobile version