Të paktën dy persona kanë vdekur dhe fshatra të tëra janë evakuuar ndërsa mijëra zjarrfikës po “luftojnë” me zjarret e furishme në Portugali.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rreth 5,000 zjarrfikës po luftonin me zjarret në të gjithë vendin, me 1,100 në distriktin veriperëndimor Aveiro, ku një flakë pylli arriti në periferi të qytetit Albergaria-a-Velha.
Bashkimit Evropian i është kërkuar të dërgojë më shumë aeroplanë me ujë për të shuar zjarret.
⚠️ Portugal em chamas ⚠️
🔥Aveiro,
🔥Albergaria a Velha,
🔥Valmaior,
🔥Macinhata,
🔥Sever do Vouga,
🔥Açores,
🔥Ílhavo e
🔥São Francisco! pic.twitter.com/31BxPuBc7b— Cianurosex (@cianurosex) September 16, 2024
Autoritetet thanë se kishin vendosur 12 aeroplanë me ujë në atë distrikt dhe po shuanin të paktën 20 zjarre në të gjithë vendin.
Gjithashtu, policia ka mbyllur një pjesë të autostradës kryesore midis Lisbonës dhe Portos për shkak të tymit të dendur.
Várias habitações estão a arder em Albergaria-a-Velha, no distrito de Aveiro, devido ao incêndio que começou no concelho vizinho de Sever do Vouga.
Saiba mais aqui: htts://bit.ly/3XLN9W8p pic.twitter.com/mk4xqGJLu1
— SIC Notícias (@SICNoticias) September 16, 2024
Dy persona janë konfirmuar të vdekur, deri më tani, pasi u zbuluan eshtrat e një burri që me sa duket punonte në një kompani pyjore dhe në të njëjtën zonë, një person tjetër vdiq nga një atak në zemër teksa po i afrohej zjarri.
O incêndio em Albergaria-a-Velha está descontrolado, atingiu todas as freguesias do concelho e ameaça várias habitações, agravado pela intensificação do vento.
📷 @SICNoticias pic.twitter.com/iyFLvqqsfo— Mundo Vivo (@mundo__vivo) September 16, 2024
Dy persona ndodhen në spital me lëndime të rënda, sipas shërbimit të mbrojtjes civile.
Kryetari i bashkisë së Albergaria-a-Velha, Antonio Loureiro u tha gazetarëve se zjarri kishte djegur katër shtëpi dhe po kërcënonte 20 të tjera, ndërsa u shpërnda në perimetrin industrial dhe rezidencial të qytetit me rreth 25,000 banorë. /Telegrafi/