Nuk kanë të ndalur raportimet për sulmet e qenve endacak ndaj kalimtarëve nëpër rrugët e Bashkisë së Shkupit.
Rasti më i freskët ka ndodhur në lagjen Gjorçe Petrov, ku një grua 59 vjeçare është sulmuar dhe kafshuar nga një qen
MPB-ja e ka konfirmuar rastin që ka ndodhur dje pasdite. E dëmtuara R.T është kafshuar në kofshën e djathtë. Ajo ka marrë trajtim mjekësor në Qendrën emergjente në Shkup./Telegrafi/