Goce Dellçev-Todev, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Policisë (SPP) deklaron se është bërë sjellje e paligjshme dhe e parregullt ndaj shërbyesve policor të burgjeve.
Gjithashtu, sipas tij, edhe ndaj dy policëve të krimeve të rënda në Strumicë, është kryer një trysni e tillë nga ana e shefave të tyre. Rastet kanë ndodhur në dy javët e fundit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
SPP-ja kërkon nga organet përgjegjëse në ministri që të ndërmarrin masa për sjellje të parregullt dhe të paligjshme të personave udhëheqës.
Dellçev kërkon nga drejtori i Byrosë për Siguri Publike (BSP) dhbe MPB-ja që të ndërmarrin masa për të ndryshuar disa udhëheqësa funksionesh, nëse e shohin se është e nevojshme./Telegrafi/