Site icon Telegrafi

Raportohen monedha të falsifikuara, policia heton rastin

Policia e Kosovës bëri të ditur se një zyrtare e një banke në Prishtinë ka raportuar se gjatë numërimit kishte hasur në dy kartëmonedha nga dyqind euro, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Rasti ka ndodhur të enjten në rrugën “Eqrem Qabej” në Prishtinë.

Njësia përkatëse policore ka konfiskuar monedhat, rasti është duke u hetuar.  /Telegrafi/

Foto: Ilustrim

Exit mobile version