Site icon Telegrafi

Raportohen dëmtimet e para nga tërmeti në Shqipëri

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka dhënë informacion në lidhje me dëmtimet e konstatuara nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë. Sipas të dhënave të grumbulluara deri në orën 12:30 nga Qendra Kombëtare Operacionale e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, janë raportuar 7 raste dëmtimesh.

1. Rënia e një catie në një banesë të braktisur, njësia administrative Manzë
2. Në Yrshek, Kashar i është çarë muri i një banese
3. Në Marqinet, Bashkia Vorë, raportohet dëmtimi i catisë së një banese.
4. Në lagjen Dyl Haxhire Myzyri, pallati nr. 8 ka plasaritje të mureve.
5. Njësia Cudhi, Bashkia Krujë është plasaritur një banesë.
6. Fshati Brret, Bashkia Krujë një banesë e plasaritur.
7. Plasaritje e një supermarket në lagjen 17, Bashkia Durrës.

Ministria thotë se nga verifikimet e deritanishme në qarqet Fier, Shkodër, Vlorë, Lezhë, Berat dhe Kukës nuk ka raportime për dëme materiale. Fatmirësisht nuk ka as persona të lënduar. Ministria e Mbrojtjes deklaroi zyrtarisht se tërmeti ishte me intensitet 6 ballë me magnitudë 5.1. Epiqendra e tërmetit ishte në Hamallaj. /Telegrafi/

Exit mobile version