Site icon Telegrafi

Raportimi i mediave bullgare: Kosova tregoi se Bullgarinë e pret një kombëtare e madhe në Prishtinë

Danimarka mezi shpëtoi në momentet e fundit nga humbja kundër Kosovës, në një ndeshje miqësore që u zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokri” në Prishtinë.

Danezët arritën të barazonin në kohën shtesë rezultatin 2:2 kundër ‘dardanëve’, të cilët patën paraqitjen fantastike kundër kombëtares që renditet në vendin e dhjetë në ranglistën botërore të FIFA-së.

“Kosova tregoi se çfarë i pret “luanët” në Prishtinë”, “Bullgarinë e pret një kombëtare e madhe në Prishtinë” janë disa prej titujve të mediave bullgare, të cilat kanë raportuar në detaje ndeshjen e mbrëmshme.

E gjithë kjo pasi që kombëtarja bullgare do të ballafaqohet me forcën reale të Kosovës gjatë të hënës me fillim në ora 20:45 në kuadër të kualifikueseve për kampionatin evropian të vitit 2020.

Vlen të theksohet se në 12 muajt e fundit skandinavët nuk kishin pësuar gol kundër kombëtareve të mëdha, të tilla, si Kili, Suedia, Meksika, Franca dhe Uellsi.

Ndryshe, Bullgaria gjatë ditës së sotme e zhvillon ndeshjen e parë në kuadër të Grupit A, ku pos Kosovës, ndodhen edhe Anglia dhe Republika Çeke. /Telegrafi/

Exit mobile version