Site icon Telegrafi

Raportimet për atentat ndaj Bujar Osmanit, MPJ Maqedoni jep sqarim

Pas informacioneve të publikuara për atentat, respektivisht sulm ndaj delegacionit të OSBE-së gjatë vizitës në Moldavi, të udhëhequr nga Kryesuesi i Organizatës, ministri Bujar Osmani, Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) ka reaguar përmes një komunikate.

Nga MPJ thonë se gjatë vizitave, përgjegjës për sigurinë është vendi nikoqir, ndërkaq për vizitën në fjalë nuk kanë marrë informacione për sulm të mundshëm.

“Kryesuesi kishte besim të plotë te shërbimet e sigurisë së Moldavisë dhe tek autoritetet atje, të cilët garantuan sigurinë e tij dhe të delegacionit. Nuk kemi qenë të informuar dhe nuk ekzistonin indikatorë për ndonjë kërcënim apo sulm të mundshëm ndaj delegacionit të OSBE-së, e as ndaj Kryesuesit Osmani gjatë vizitës së tij”, thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Exit mobile version