Një burrë është arrestuar në konsullatën iraniane në Paris, jo shumë larg kullës Eiffel, pas dyshimeve se mbante eksploziv.
Policia e Parisit ka njoftuar se kanë kryer një operacion pranë konsullatës iraniane menjëherë pasi një dëshmitar raportoi se jashtë kishte parë një burrë që mbante granatë dhe jelek shpërthyes.
Bëhet e ditur se menjëherë pas raportimit, policia franceze e ka rrethuar ndërtesën në kërkim të “burrit të dyshimtë”.
Nuk ka vonuar shumë dhe ai është arrestuar nga autoritetet e vendit, shkruan Le Monde.
Motivet e burrit identiteti i të cilit nuk dihet ende, nuk janë të qarta.
Gjithçka që dihet është se deri më tani nuk është raportuar për asnjë shpërthim apo incident.
Tashmë, policia speciale po merret me rastin i cili vjen në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur. /Telegrafi/