Policia ka dalë me detaje në lidhje me therrjen me thikë të një gruaje mbrëmë në Dizhon të Çairit.
“Më datë 20.01.2018 në orën 22:50 në SPB Shkup është denoncuar se në një shtëpi në rrugën ‘Dizhon’ M.SH (33) nga Shkupi me thikë ka therur në pjesën e barkut 41 vjeçaren Zh.K. nga Tetova me të cilën ka qenë në lidhje familjare, pasi që më parë ajo e ka sulmuar me shkop. Në orën 23:13 rrugës për në kompleksin e klinikave “Nëna Terezë”, Zh.K ka humbur jetën në makinë të ndihmës së shpejtë, ndërsa M.SH është dërguar në Qendrën Urgjente, dhe më pas është arrestuar” thuhet në njoftimin e policisë.
Nga policia thonë se po punojnë në zbardhjen e plotë të rastit./Shenja/