Site icon Telegrafi

Raporti zyrtar i Policisë për incidentin e mbrëmshëm në Shkup

Incidenti i mbrëmshëm i armatosur në Shkup, me ç’rast është plagosur një person, është përfshirë në raportin zyrtar të Ministrisë së punëve të brendshme, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas këtij raporti, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23 e 35 të natës, ndërkaq shoferi D.T ka humbur kontrollin mbi automjetin e tij ”Golf”, duke goditur një bllok anësor betoni, që më pastaj të rrokulliset.

Lexo po ashtu Lexo të gjitha lajmet për ''Incidenti i armatosur në Shkup''

D.T nuk është lënduar nga aksidenti i komunikacionit, por te ai janë konstatuar plagë të rënda me armë zjarri, në pjesën e barkut, kraharorit dhe në dorë. MPB-ja ka ndërmarrë masa për të sqaruar rastin./Telegrafi/

Exit mobile version