Ndërsa 5G është në fazën fillestare, vendosja dhe adoptimi i teknologjisë do të jetë i shpejtë dhe sipas disave, me pasoja për ambientin dhe shëndetin e njeriut.
Duke qenë rrufe e shpejtë, 5G po i shtyn prodhuesit e pajisjeve të rinovojnë përbërësit e tyre në mënyrë që të trajtojnë shpejtësi jashtëzakonisht të larta transferimi.
Procesorët, memorja, ruajtja dhe bateria nuk janë të vetmet që do të përmirësohen, sipas raporteve, edhe panelet e ekranit do t’i hyjnë përmirësimeve.
Së bashku me miratimin e 5G, prodhuesit e telefonave inteligjentë do të duhet të përdorin panele më të shpejta të ekranit, në mënyrë që të ruajnë një nivel të lartë të përvojës së përdoruesit.
Këto do të funksionojnë në 90Hz, apo edhe 120Hz, sugjeron raporti.
Disa prodhues tashmë ofrojnë ekran të shpejtë (OnePlus dhe Google, vetëm për të përmendur disa), por raporti sugjeron që këto ekrane të shpejta do të bëhen normë pasi 5G është e ardhmja e lidhjes në internet. /Telegrafi/