Telegrafi

Raporti: Shefi i spiunëve rusë është takuar me zyrtarë amerikanë

Shefi i shërbimit të inteligjencës ruse, SVR, Sergey Narushkin, i cili është nën sanksione të Shteteve të Bashkuara, është takuar javën e kaluar afër Uashingtonit, me zyrtarë të inteligjencës amerikane, ka raportuar agjencia Reuters, duke i cituar dy burime amerikane të afërta me këtë çështje.

Narushkin ishte konsultuar me drejtorin e inteligjencës kombëtare, Dan Coats, dhe me zyrtarët e tjerë, i thanë burimet agjencisë Reuters, por ato nuk kanë zbuluar se për çka ishte diskutuar.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Rusisë, TASS, duke e cituar një intervistë për televizionin rus, nga ambasadori i Rusisë në Uashignton, Anatoly Antonov, po ashtu, ka raportuar se zyrtarët ishin takuar dhe se Narushkin dhe kolegët amerikanë kishin diskutuar për “betejën e përbashkët kundër terrorizmit”.

Antonov nuk i ka identifikuar zyrtarët e inteligjencës amerikane me të cilët është takuar.

Agjencia CIA ka refuzuar të bëjë komente.

Zyra e Coats nuk i është përgjigjur kërkesës për koment. /Rel/