Pasi telefonat Android këto ditë kanë filluar të shfaqin kamera të trefishta ose më shumë, kjo i bën kamerat e dyfishta të iPhone të duken mediokër.
Megjithatë, sipas thashethemeve të mëhershme, ka pasur disa pretendime që sugjeruan se iPhone i 2019-ës mund të vijë me një instalim të trefishtë të kamerave.
Nëse kjo është e vërtetë mbetet për t’u parë, dhe duket sikur mund “të konfirmojmë” këtë pasi që për shkak se në një post në Macotakara, ekrant e reja të iPhone 2019 janë parë duke treguar kamerën e trefishtë në anën e pasme ku duket të jenë rregulluar një konfigurim katror.
Kjo duket në të vërtetë e ngjashme me rrjedhjet e mëparshme, kështu që edhe pse nuk është domosdoshmërisht një garanci, të paktën spekulimet janë në përputhje.
Thashethemet e mëparshme deklaruan se kamera e trefishtë mund të jetë vetëm për iPhone-in premium, duke sugjeruar se modeli “Max” mund t’a marrë atë. Megjithatë Macotakara pohon ndryshe, duke deklaruar që edhe modeli më i vogël mund të ketë poashtu paketimin e kamerës së trefishtë. /Telegrafi/