Telegrafi

Raporti i ri: iPhone 7 dhe 7 Plus ma bateri të dobët, krahasuar me rivalët!

 

Të dy modelet e reja të iPhone – iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus janë modelet më të mira të iPhones të bëra ndonjëherë nga Apple.

Të dy pajisjet më të dëshiruara mobile në botë kanë përparësi të mëdha krahasuese kur vije tek hardueri,  duke filluar prej kamerave e deri tek një sistem shumë të besueshëm dhe më të qëndrueshëm operativ.

Megjithatë, nëse janë për tu besuar disa nga konsumatorët dhe vlerësime të fundit atëherë duhet ta dini se sipas tyre bateria e këtyre modeleve është e dobët.

Sipas studimit të Which me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, iPhone 7 ka jetëgjatësi vërtetë të dobët të baterisë. Raporti thotë se iPhone 7 ka performancën më të keqe të baterisë, kur merret në krahasim me rivalët e tij të shumtë.