Treguesit demokravik në publikimin e fundit të Entit Shtetëror për Statistika në nivel rajonal tregojnë dallime që pasqyrojnë shpërpjestimin në shpërndarjen territoriale të popullsisë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas raportit më të ri, rajoni i Shkupit ka popullsi më të dendur, kurse ai i Vardarit ka popullsi më të pakët. Dallimet shihen edhe në strukturën e plakjes së popullsisë.
Në rajonin e Shkupit ka më shumë të rinj (nga 0 e deri në moshën 14 vjeçare), kurse më pak ka në rajonin lindor të Maqedonisë.
Më shumë të moshuar (65 vjeç e më shumë) ka në rajonin e Pellagonisë, kurse më pak ka në rajonin e Pollogut. Dallimet shihen edhe në numrin e lindjeve dhe vdekjeve.
Në rajonin e Vardarit, atë lindor dhe të Pellagonisë, vdekjet tejkalojnë lindjet, si rezultat i plakjes së popullsisë dhe uljes së fertilitetit. Raportin e plotë e gjeni në këtë vegëz./Telegrafi/