Raportin e Prokurorisë Speciale publike, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë do ta shqyrtojë në mbledhjen e 120-të, të cilën kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski e caktoi për të hënën e ardhshme, më 26 shtator, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Katica Janeva, prokurorja speciale, Raportin për aktivitetet e Prokurorisë Publike për Ndjekjen e veprave penale të ndërlidhura dhe të cilat dalin nga përmbajtja e përgjimeve prej gjashtë muajve (prej 15.09.2015 deri më 15:03.2016) në Kuvend e parashtroi në afatin ligjor i cili skadoi javën e kaluar.
Në kuadër të mbledhjes së 120-të të Kuvendit, deputetët do ta shqyrtojnë edhe Raportin vjetor për punën e prokurorive publike në Republikën e Maqedonisë për vitin 2015.
Paraprakisht dy raportet e PSP-së dhe të prokurorisë publike të RM-së do t’i shqyrtojë Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive. /Telegrafi/