Prokurorja Speciale, Katica Janeva pritet sot që të prezantojë para anëtarëve të Komisionit Kuvendor për sisteme politike dhe marrëdhënieve mes bashkësive, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në gjashtë mujorin të këtij viti, prej shtator të 2017 deri në mars, Prokuroria Speciale Publike ka kryer 136 procedura paraprake, ka hapur shtatë procedura hetimore të reja, ndërsa në përgjithësi janë mbledhur 15 akuza.
“Gjatë periudhës së raportit janë marrë një numër i madh veprimesh në kuadër të hapjeve të hetimeve çka ka të bëjnë me përgjimet e paligjshme të komunikimit, si dhe financime të parregullta të mediave, keqpërdorime në prokurorin publike, larjeve të parave, aktivitete të ndryshme korruptive, thuhet në raport.
Përveç raportit të PSP-së, Komisioni do të rishikoj edhe raportin vjetor të Avokati të Popullit, të Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe të Agjencisë për Administratë. /Telegrafi/