Site icon Telegrafi

Raporti për punën e PSP-së sot para Komisionit kuvendor për sistem politik

????????????????????????????????????

Raporti gjashtëmujoj për punën e Prokurorisë Speciale Publike, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta shqyrtojënga deputetë të cilët marrin pjesë në Komisionin kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Katica Janeva, prokurorja speciale, Raportin për aktivitetet e Prokurorisë Publike për Ndjekjen e veprave penale të ndërlidhura dhe të cilat dalin nga përmbajtja e përgjimeve prej gjashtë muajve (prej 15.09.2015 deri më 15:03.2016) në Kuvend e parashtroi në afatin ligjor i cili skadoi javën e kaluar dhe tha se është e gatshme ta prezantojë raportin e dytë gjashtëmujoj para Kuvendit të RM-së.

Në kuadër të mbledhjes së 120-të të Kuvendit, deputetët do ta shqyrtojnë edhe Raportin vjetor për punën e prokurorive publike në Republikën e Maqedonisë për vitin 2015.

Paraprakisht dy raportet e PSP-së dhe të prokurorisë publike të RM-së do t’i shqyrtojë Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive. /Telegrafi/

Exit mobile version