Site icon Telegrafi

Raporti për paraburgimin e Janevës ka arritur në Këshillin e Prokurorëve Publik

Këshilli i Prokurorëve Publikë pranoi një raport nga Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit për të gjitha aktivitetet e deritanishme të ndërmarra në hetimet paraprake për rastin “Haraçi”, duke përfshirë edhe masën e paraburgimit të dhënë për prokuroren speciale Katica Janeva, e cila është e dyshuara e tretë në rastin “Haraçi”.

Prokuroria, të cilën e udhëheqë Vilma Ruskovska në raport shqyrtoi ngjarjet dhe veprimet e ndërmarra në lidhje me masat aktuale për rastin “Haraçi”, për të cilën gjithashtu dyshohen Bojan Jovanovski dhe Zoran Mileski.

Kryetari i Këshillit Kole Shterijev, pasi të marrë njoftimin duhet të planifikojë seancë, në të cilën do të fillojë procedura për shkarkimin e Janevës nga udhëheqësia e PSP-së.

Exit mobile version