Telegrafi

Raporti i parë Guterresit për Kosovën: Shqiptarët e serbët të përmbahen nga retorika nxitëse

Është i dobët përkushtimi i Prishtinës dhe Beogradit për përparim të dialogut, ndërkaq humbja e momentumit shton rrezikun që të bllokohet normalizimi.

Këto janë vlerësimet e raportit të ri të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, me kërkesën që liderët e Kosovës dhe të Serbisë të përmbahen nga retorika nxitëse, transmeton Telegrafi.

Raporti mbulon periudhën nga 16 tetor 2016 deri më 15 janar 2017. Aty thuhet se gjatë kësaj periudhe ka pasur tensione të nivelit shqetësues dhe se shumë politikanë – për poenë politikë në terrenin e brendshëm – po kontribuojnë në këtë.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të diskutojë këtë raport të hënën, më 27 shkurt. /Telegrafi/