Gjithsej 142 persona janë të akuzuar në lëndët e PSP-së, ndërsa vepra më e shpeshtë për të cilën ndiqen të akuzuarit ëstë “kepërdorimi i detyrës zyrtare”.
Kjo sot u tha në raportin e parë të OSBE-së për aktivitetet dhe lëndët e Prokurorisë Speciale, për periudhën prej muajit shtator 2015 deri janar 2018, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në raportin e OSBE-së thuhet se PSP-ja ka hapur 20 lëndë, edhe atë 3 lidhur me skandalin e përgjimeve kundër autorëve për përgjimet e paligjshme dhe 17 lëndë që dalin nga “bombat”.
PSP-ja nga Prokuroria Themelore ka marrë katër lëndë: “Monstra”, “Puç”, “Sopoti” dhe “Spiuni”.
Në raport thuhet se për 20 hetimet e PSP-së janë ngritur aktakuza që përfshijnë 142 të akuzuar dhe 7 kompani.
Në fjalimin e saj prokurorja speciale Katica Janeva tha se Prokuroria Speciale në mënyrë aktive ka punuar në lëndët e saj dhe u shpreh e kënaqur nga rezultati.
“PSP në mënyrë aktive ka punuar në lëndën e saj. Jemi të kënaqur nga rezultati jonë dhe edhe në të ardhmen do të hapim hetime. Mendojmë se gjitha lëndën janë mbuluar mirë nga PSP, ndërsa për punën e gjykatësve, ju bëj apel që të përshpejtojnë punën e tyre për lëndët e PSP-së. Lëndët që janë në gjykim nuk do të ndalohen”, tha mes tjerash Janeva.
Ajo u shpreh e kënaqur edhe me bashkëpunimin me Prokurorinë Themelore Publike, duke shtuar se komunikimi tani është më i mirë se më parë.
“Sa i përket lëndëve që kanë qenë të mëhershme, ndërsa tani janë nën kompetenca të PSP-së, jemi të kënaqur me bashkëpunimin me Prokurorinë Themelore. Komunikimi me PTHP-në dhe institucionet tjera tani është përmirësuar”, tha Janeva.