Site icon Telegrafi

Raporti i ODHIR: Është e mundur të jepen lajme të rrejshme gjatë fushatës për referendum

OSBE-ODIHR, në raportin e parë të saj para votimit në referendum, njofton të gjitha dilemat e hapura lidhur me financimin e fushatës dhe mbulimin mediatik para votimit të 30 shtatorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Shumica e bashkëbiseduesve besojnë se Ligji i Referendumit është i vjetruar, tregon mungesën e dispozitave të qarta lidhur me fushatën, financimin e fushatës dhe angazhimet e mediave dhe shprehën shqetësimin lidhur me aftësinë e KSHZ-së për të rregulluar në mënyrë efektive referendumin me një kornizë të tillë ligjore, duke përfshirë dhe ditën e referendumit. Gjithashtu, bashkëbiseduesit e ODIHR kanë shprehur shqetësimin se saktësia e listës së zgjedhore mund të ndikojë ndjeshëm në integritetin e procesit të referendumit”.

Ligji për referendum tregon vetëm se “propozuesi i autorizuar” në referendum mund të zhvillojë zyrtarisht një fushatë. KSHZ e interpretoi këtë dispozitë si Kuvendi në tërësinë e saj, edhe pse mbetet e padefinuar se kush ka të drejtë të bëjë fushatë, anëtarët e Kuvendit apo partitë parlamentare.

Nga partitë thanë se do të udhëheqin pjesën më të madhe të fushatës përmes mediave sociale dhe online. “Duke pasur parasysh mungesën e rregullimit dhe mbikëqyrjes në internet, disa bashkëbisedues kanë shprehur shqetësimin se do të shpërndahen informacione të rrejshme përmes mediave sociale dhe se është e mundur të përdoret retorika e ashpër gjatë rrjedhjes së fushatës “.

Në Raport, OSBE-ODIHR konstaton se në Ligji për Referendum nuk e ndalon në mënyrë eksplicite abuzimin e burimeve shtetërore për fushatën dhe është e paqartë se çfarë mund të konsiderohet e lejueshme.

“Në lidhje me mediat, ODHIR shkruan se “ligji nuk e rregullon rolin e mediave në referendum, mungojnë detajet për të drejtën e mediave komerciale dhe shtetërore dhe çka përfaqëson mbulim të barabartë”. /Telegrafi/

Exit mobile version