Rrjeti Sizmologjik i Republikës së Maqedonisë, me stacionet në Shkup, Ohër, Vallandovë, Shtip dhe Pehçevë të mirëmbajtura nga Observatori Sizmologjik i Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup sot, në orën 11:55 minuta, ka regjistruar një tërmet me epiqendën 140 km në jug të Shkupit, në Greqinë fqinje. Tërmeti ishte me një magnitudë prej 4,2 shkallë sipas Rihterit.
Ky tërmert është ndier nga popullsia në pjesën jugperëndimore të vendit, më saktësisht në Manastir dhe në rajonin fqinj me intensitet katër ballë sipas shkallës evropiane makrosizmike. Ndërsa në Resnjë dhe Ohër ky tërmet është ndier me intensitet disi më të ulët, gjegjësisht tre ballë sipas shkallës së njëjtë./Telegrafi/