Telegrafi

Raporti: Ngacmimi seksual i deputeteve femra, i përhapur

Studimi nga Bashkimi Inter Parlamentar (IPU) është publikuar gjatë asamblesë vjetore të grupit në Gjenevë.

Vetëm 55 deputete femra morën pjesë në studim, por ato përfaqësojnë parlamentet nga i gjithë globi.

Mbi 80% thanë se kishin përjetuar ndonjë formë të ngacmimit, dhunës psikologjike ose seksuale.

Raporti nga IPU vjen në një kohë kur kandidati republikan për president të ShBA-ve, Donald Trump akuzohet për ngacmime seksuale dhe komente të turpshme ndaj grave.

Një anëtare Parlamentit Evropian ka raportuar për marrjen e më shumë se 500 kërcënime përmes Twitter-it për vetëm katër ditë, shkruan BBC.

Një tjetër, nga Azia, ka marrë kërcënime të dhunës ndaj djalit të saj, duke detajuar shkollën, klasën e dhe moshën e tij.

Prej grave që kanë marrë pjesë në anketë, 65.5% thanë se kishin qenë shënjestër e ofendimeve që përdorin gjuhë dhe imazhe seksuale. Raporti thekson vërejtjet poshtëruese nga kolegët meshkuj, ku thuhet se ato ishin të zakonshme, transmeton KosovaPress.

“Në pjesën e botës që unë i takoj …  përdoren të gjitha llojet e gjuhës që lidhen me gra parlamentare”, thotë Prof Nkandu Luo, aktualisht ministre e gjinisë në Zambia.

Ajo kujton kur një anëtar mashkull i parlamentit publikisht kishte rrëfyer se i pëlqente të shkonte në parlament sepse “të gjitha gratë janë atje dhe unë vetëm mund do ta vë njërën në shënjestër, dhe ta zgjedh njërën që unë dua”.