Telegrafi

Raporti Na/K për zemër të shëndoshë

Është treguar se marrja e sasisë më të madhe të natriumit dhe sasisë më të vogël të kaliumit me anë të ushqimit, shton rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës dhe të enëve të gjakut, dhe e kundërta, rritja e sasisë së kaliumit që futet në organizëm duke zvogëluar konsumimin e kripës (që është e pasur me natrium), zvogëlon rrezikun për shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare.

Rezultatet tregojnë po ashtu se, secila njësi në rritjen e raportit natrium/kalium te personat me shtypje normale të gjakut, rrit për 24% rrezikun për t’u sëmurë nga sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut.