Raporti i shumëpritur i lansuar nga organizata e sulmeve kibernetike (ISC) në Mbretërinë e Bashkuar tregoi se ndikimi i ri rus po pasqyrohet me një “normalitet të ri” në vend, derisa organizata bëri thirrje për veprim të menjëhershëm për të trajtuar këtë kërcënim.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, lidhur me këtë rast Downing Street u akuzua se po e vononte lansimin e këtij raporti të Komitetit të Sigurisë.
Ndërkohë gjatë një konference për shtyp, njëri nga anëtarët e këtij komiteti, Kevan Jones, kritikoi kryeministrin e vendit, për këtë vendim, pasi sipas tij nuk kishte nevojë për këto vonesa.
Raporti i publikuar të martën tregon se Mbretëria e Bashkuar ishte “shënjestra kryesore”, e Rusisë, gjithashtu përfshinë një numër temash të ndryshme, si fushatat dezinformuese, taktikat kibernetike, dhe “adabtimi” i mërgimtarëve rusë në vend.
Mirëpo, detaji më kryesor i këtij raporti thuhet se nuk do të publikohet për shkak të frikës që Rusia mund t’i përdor këto prova për të kërcënuar Mbretërinë e Bashkuar. /Telegrafi/