Site icon Telegrafi

Raporti i Komisionit hetimor për presidentin Meta shkon në Kuvend, sa vota duhen për ta shkarkuar?

Pas tri javësh Komisioni i dytë hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta mbyll sot punimet, ndërsa  Komisioni do të miratojë raportin përfundimtar, që më pas do t’i përcillet Parlamentit.

Euronews Albania theskon se pasi raporti të miratohet nga Komisioni do të ketë një seancë diskutimi dhe debati në Parlament, datën e të cilës do ta konfirmojë Konferenca e Kryetarëve e më pas do të votohet nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë.

Do të duhen 94 vota që presidenti i republikës të shkarkohet nga detyra.

Kreu i shtetit, Ilir Meta nuk është paraqitur në asnjë prej seancave, pavarësisht thirrjeve qe iu bënë nga mazhoranca. Presidenti është shprehur se nuk e njeh këtë komision që u votua sipas tij, nga një parlament jolegjitim. /Euronews.al/

 

 

Exit mobile version