Një raport i publikuar nga Komisioni Evropian ka zbuluar se 10% e banorëve të Tiranës raportojnë ndjenja vetmie, një shifër kjo më e ulët se mesatarja evropiane, e cila varion ndërmjet 11% dhe 13%.
Sipas raportit, të rinjtë janë më të prirur të ndihen të vetmuar.
Rreth 15% e grupmoshës 18-39 vuan nga ndjenja e vetmisë, krahasuar me 12% të moshës 40-54 dhe vetëm 11% të të moshuarve. Këto të dhëna sugjerojnë se vetmia zvogëlohet me rritjen e moshës.
Ekspertët theksojnë se faktorët ekonomikë dhe arsimorë luajnë një rol mbrojtës kundër vetmisë.
Papunësia është identifikuar si një faktor rreziku i lartë, me rreth 20% të të papunëve që raportojnë ndjenja vetmie, krahasuar me vetëm 12% të punonjësve me kohë të plotë.
Gjithashtu, perceptimi i mungesës së mbështetjes sociale jomateriale është një faktor i rëndësishëm që ndikon në vetminë, veçanërisht për grupet më të prekshme si të papunët.
Raporti nënvizon gjithashtu rolin e urbanistikës dhe infrastrukturës sociale në adresimin e vetmisë.
Hapësirat publike si parqet, objektet kulturore dhe ambientet e përbashkëta mund të kontribuojnë në reduktimin e ndjenjave të vetmisë, duke përmirësuar ndjeshëm mirëqenien sociale dhe shëndetësore të qytetarëve, njofton Telegrafi.