Site icon Telegrafi

Raporti i Jack Smithit për Donald Trumpin – gjashtë pikat kyçe të prokurorit

Një raport nga këshilltari special, Jack Smith mbi përpjekjet e pretenduara të Donald Trumpit për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 është publikuar, pavarësisht përpjekjeve të avokatëve të 78-vjeçarit për ta mbajtur atë të fshehtë.

Raporti përmban zbulime të reja mbi përpjekjet e Trumpit për të përmbysur fitoren e Joe Bidenit në vitin 2020 dhe për të anashkaluar vullnetin demokratik të popullit amerikan.

Shtrohet pyetja se çfarë duhet të dini?

Raporti përfshin disa akuza tronditëse kundër Trumpin.

Përpjekje për të izoluar zëvendëspresidentin Mike Pence

Raporti pretendon se Trumpi u përpoq ta mbante zëvendëspresidentin Mike Pence të izoluar nga të gjithë të tjerët, në mënyrë që të punonte mbi të në mënyrë psikologjike.

Trump e qortoi Pence duke thënë se qindra mijëra njerëz “do ta urrenin”, nëse ai refuzonte të certifikonte fitoren e Joe Bidenit.

Si president i Senatit, Pence kishte detyrën të konfirmonte zyrtarisht rezultatin e zgjedhjeve presidenciale më 6 janar të vitit 2021, transmeton Telegrafi.

Trump i bëri presion Pencet duke përdorur pretendime të rreme për mashtrim zgjedhor dhe e qortoi për faktin që ishte “shumë i ndershëm”.

Komunikime të fshehta me zyrtarin e Departamentit të Drejtësisë, Jeffrey Clark

Në kundërshtim të plotë me rregullat e Departamentit të Drejtësisë, zyrtari Jeffrey Clark dyshohet se ka pasur komunikime të fshehta me Trumpin për të minuar rezultatin e zgjedhjeve.

Trump kërcënoi të shkarkonte shefin e Departamentit të Drejtësisë dhe ta zëvendësonte me Clark.

Gjatë një diskutimi pas zgjedhjeve, Trump tha se “thjesht thuaj që zgjedhjet ishin të korruptuara dhe lëre pjesën tjetër tek unë dhe kongresmenët republikanë”.

Kërcënime raciste ndaj gjyqtares Tanya Chutkan

Pas ngritjes së akuzave ndaj Trumpit për mashtrim zgjedhor në gjykatën e udhëhequr nga gjyqtarja, Tanya Chutkan, Trump bëri deklarata kërcënuese ndaj individëve të përfshirë në çështje.

Pas këtyre komenteve, Chutkan, e cila është me origjinë afrikano-amerikane, mori kërcënime raciste.

Kontrolli i Trump mbi sulmuesit e 6 Janarit

Raporti thekson se mbështetësit e Trumpit vazhduan të vepronin sipas fjalëve të tij gjatë sulmit në Kongresin amerikan.

Disa protestues deklaruan se ishin “ftuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara”.

Problemi i Trump me gratë e arsimuara

Trump dyshohet se u përpoq të ndikonte në republikanët e Michiganit për të certifikuar se ai kishte fituar shtetin në vitin 2020.

Një lider legjislativ e informoi Trumpin se humbja e tij erdhi për shkak të mungesës së mbështetjes nga gratë e arsimuara, dhe jo për shkak të mashtrimit zgjedhor.

Dështimi për të paraqitur prova për mashtrim në Arizona

Në një telefonatë më 22 nëntor të vitit 2020, Trump dhe avokati Rudy Giuliani u përpoqën të bindnin Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Arizonës të zëvendësonte zgjedhësit legjitimë të Arizonës me ata të paligjshëm të Trumpit, duke përdorur pretendime të rreme për mashtrim.

Rudy Giuliani thuhet se ka “tentuar të detyrojë Kryetarin e Dhomës së Arizonës, duke i thënë, ‘se jemi republikanë të ndryshëm, por duhet të punojmë së bashku”.

Bowers “refuzoi të bënte atë që iu kërkua” dhe kërkoi që Giuliani të ofronte prova për të mbështetur pretendimet për mashtrim, shkruan newsweek.

Giuliani “jo vetëm që nuk arriti të jepte ndonjëherë prova të tilla, por pranoi përballë Kryetarit të Dhomës së Arizonës në një takim ballë për ballë një javë më vonë se ‘[nuk kemi prova, por kemi shumë teori'”.

“Pavarësisht kësaj mungese provash për mashtrim, Trumpi dhe të tjerët vazhduan të ushtrojnë presion mbi Kryetarin e Dhomës së Arizonës për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve”, thuhet në raport.

Çfarë po thonë njerëzit

Në raport, Smith zbulon se ai veproi shpejt për të ngritur aktakuzë ndaj Trumpit për të mos shkaktuar ndonjë siklet gjatë fushatës për zgjedhjet e vitit 2024, gjë që përputhet me politikat e Departamentit të Drejtësisë.

“Për shkak të njohurive dhe përvojës së thellë të Zyrës me këto politika, ajo u përqendrua në përfundimin e të dyja hetimeve të saj në mënyrë të shpejtë dhe në marrjen e vendimeve për ngritje akuzash në kohën e duhur, shumë përpara zgjedhjeve”, shpjegon Smith.

Çfarë ndodh më pas

Një kopje e raportit i është dërguar Kongresit, por me shumicën republikane në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve, shanset që Trump të shkarkohet janë pothuajse zero.

Ka një raport të veçantë nga Smith për aktakuzën ndaj Trumpit për gjoja mbajtjen e dokumenteve presidenciale në Florida.

Sidoqoftë, Departamenti i Drejtësisë nuk po e publikon atë raport për të mos paragjykuar çështjen ndaj dy të akuzuarve të tjerë bashkë me Trumpin.

Ai ka të ngjarë të publikohet pasi të jenë përfunduar çështjet e tyre.

Ndryshe, Jack Smith ditë më parë ka dhënë dorëheqje nga Departamenti amerikan i Drejtësisë ndërsa flitet se do të kthehet në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version