Instituti i Mjekësisë Ligjore ka dal me konstatimin se 4-vjeçarja nga Gjakova e cila vdiq në rrethana të dyshimta në shkurt të këtij viti, kishte vdekur si shkak i një sëmundjeje të shoqëruar nga një infeksion.
Në raport sipas Prokurorisë, thuhet se e ndjera nuk kishte pasur shenja dhune siç edhe dyshohej fillimisht.
Mirëpo familja është shprehur se nuk i beson raportit dhe planifikon të ndjek veprimet ligjore.
Mosdhënia e një arsyeje për vdekjen e të bijës i ka munduar tash e sa muaj.
Arjana Hajrës e Haxhi Shalës u ndërroi jetë e bija 4 vjeçare, pas ankesave të prindërve për neglizhencë nga ana e institucioneve e dyshimeve se ishte rrahur nga disa familjarë.
Por dritë mbi shkakun e vdekjes ka hedhur raporti i IML-së i cili konstaton se e ndjera, përpos infeksionit, vuante nga një sëmundje.
“Valla ka shku shumë larg dhe me dal raporti e mos me na lajmërua…unë nuk e di që ka pas naj smundje kshtu, as kurr, kurr, kurr, veç qat ditë”, ka deklaruar Arjana Hajra, nëna e të ndjerës Melisa Shalës.
Ndonëse arsyen e vdekjes e mësuan nga televizioni, familja shprehet e zhgënjyer që nuk e ka pranuar raportin të cilit, nuk i beson.
E njëjta ka thënë se familja që janë pjesë e komunitetit rom, do të ndjekë rrugët ligjore duke i qëndruar prapa deklaratave të saj se e bija ishte neglizhuar.
Katër vjeçarja kishte ndërruar jetë më 19 shkurt të këtij viti në QKUK ku ishte dërguar nga Spitali Rajonal i Gjakovës, pasi ishte përcjell në gjendje të rëndë shëndetësore.
Familjes, mjekët në Gjakovë i kishin thënë se ajo kishte lëndime në trup, që dyshohet se i kishte marrë nga rrahja prej një të mituri, por pas vdekjes së saj në QKUK, shkak ishte përmendur edhe një infeksion në gjak.