Site icon Telegrafi

Raporti i Progresit, ekonomia kosovare ende e brishtë

Raporti i Progresit, i publikuar sot nga komisioneri i BE-së, Johannes Hahn, thotë se ekonomia kosovare është ende e brishtë dhe gjendet në një fazë të hershme të zhvillimit të saj.

Sipas këtij Raporti, ekonomia në vend, problemin më të madh e ka me deficitin e vazhdueshëm tregtar, prodhimin e ulët, ekonominë informale, varshmërinë nga remitencat, doganat, si dhe papunësinë.

“Kosova është në fazë të hershme në zhvillimin e një ekonomie funksionale të tregut. Ndjekja e reformave zgjedhore mori kahe të re pas ngërçit politik pas-zgjedhor. Janë arritur disa përparime, veçanërisht në lehtësimin për themelimin e bizneseve të reja, përmirësimi i sistemit të drejtësisë si dhe arritja e një stabiliteti në sektorin financiar. Deficiti i vazhdueshëm tregtar reflekton një bazë të dobët prodhimi si dhe mungesë të potencialeve konkurruese në tregjet ndërkombëtare. Një sektor publik joefikas dhe politike fiskale dhe vendimmarrje ‘ad-hoc’ përbën rrezik të madh financiar.

Varshmëria nga remitencat dhe ekonomia e gjerë informale rrit edhe më shumë papunësinë, duke rezultuar në pjesëmarrje të ulët të fuqisë punëtore, veçanërisht nga gratë, nivelet e larta të papunësisë, me theks në mes të rinjve dhe punëtorëve të papërvojë. Kosova duhet të reduktojë varshmërinë nga doganat, duke zgjeruar taksimin e brendshëm dhe duke modernizuar mbledhjen e tatimeve.

Në pajtim me rekomandimet e ERP-së (Burimet për Planifikim Ndërmarrësie), dhe në mënyrë që t’i jepet mbështetje zhvillimit afatgjatë, në vitet e ardhshme Kosova duhet t’i kushtojë vëmendje të veçantë:

– Sigurimit të qëndrueshmërisë fiskale

– Shpejtimit të procesit të privatizimit dhe ristrukturimit të ndërmarrjeve publike

– Përmirësimin e procedurave të falimentimit dhe paaftësisë për kryerjen e pagesave”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version