Site icon Telegrafi

Raporti i policisë: Shqiptari që rriti çmimin e hapave anti SIDA kishte hakuar llogarinë e rivalit

Pas një breshri kritikash kundër ish-themeluesit të shndërruar në drejtor ekzekutiv të një kompanie farmaceutike, i cili ka rritur çmimin e pilulës së nevojshme kundër AIDS-it në 5.500 për qind, një raport i policisë i shfaqur së fundmi ka treguar se ai është një sociopat siç edhe ishte supozuar, shkruan “usncut”.

Siç është raportuar më parë nga portali “usuncut”, Martin Shkreli, një kapitalist 32-vjeçar shqiptaro-amerikan, është përballur me kritika të ashpra pas vendimit për të rritur çmimin e pilulës Daraprim, që kushton 1 dollarë për tu prodhuar ndërsa shitet 750. Kjo rritje drastike e çmimit, erdhi pasi Shkreli fitoi të drejtën e pilulës gjatë muajit të kaluar, transmeton lajmi.net.

Dhe natyrisht se një gjest i tillë ka bërë shumë njerëz të pyesin veten, se kush është ky njeri, dhe a është në fakt sociopat?
Sipas një raporti të policisë të cilën e ka postuar në Twitter Brooklyn Juggler, Shkreli mund edhe të jetë i tillë.

Raporti i siguruar nga departamenti i policisë së New Jersey në dhjetor të vitit 2013, e përshkruan një njeri me emrin Tim Pierotti i cili kishte ngritur akuza kundër Shkrelit.

Gjithashtu thuhet se llogaria e e-mailit të Pierotti ishte hakuar nga dikush që ai dyshonte se ishte Shkreli. Ky haker kishte përdorur llogarinë e tij për tu qasur edhe në llogaritë e tij në Facebook dhe LinkedIn.

Dokumentet pasuese të avokatëve të Pierottit, konfirmojnë se IP adresa 38.122.241.243 ishte përdorur për të ndryshuar llogarinë e tij në Facebook, që ishte gjurmuar direkt nga rrjeti i Shkrelit.

Derisa llogaria e tij ishte hakuar, postime të shumta të shfaqura në llogarinë e tij kishin quar drejt një padie civile të ngritur kundër Shkrelit.
Raporti gjithashtu tregon se një mik i Shkrelit i kishte dërguar kërkesë për miqësi djalit 16-vjeç të Pierottit përmes llogarisë së babait të tij, dhe i kishte dërguar mesazhe duke i thënë se babai i tij kishte vjedhur para dhe kishte tradhtuar Shkrelin.

Me të kuptuar për këtë, familja e Pierotti e kishin bllokuar menjëherë këtë llogari, por bashkëshortja e tij vazhdonte të pranonte mesazhe nga dikush që besohej të ishte Shkreli. Në dokumentet e plotësuara nga avokati i Pierotti, thuhet se Shkreli i kishte dërguar mesazhe bashkëshortes së Pierottit duke i thënë gjëra si, “Shpresoj të ju shoh juve dhe katër fëmijët e juaj pa shtëpi, dhe do të bëjë gjithçka që kjo të ndodhë”.

Një ditë pas Krishtlindjeve, shefi i Pierottit kishte pranuar një kuti me informacione në lidhje me rastin e tij me Shkrelin.
Policja Kathleen Maggiulli, kishte vënë në dukje në raportin e saj se kishte kontaktuar me Shkrelin i cili e kishte mohuar kategorikisht se e njeh Pierottin, por ai e kishte ndërruar deklaratën e tij se kinse ata nuk kishin biseduar me njëri-tjetrin për vite të tëra, pasi e kishte kuptuar se ata janë në dijeni të kërkesave të shumta për shoqëri në Facebook.

Më pas policja e kishte këshilluar Shkrelin se nëse vazhdon me këto sjellje, duke përfshirë kontaktin me familjen, punëdhënësin e Pierottit ose nëse qaset në llogaritë e tij, do të konsiderohet si ngacmim. Ajo ka pranuar se Shkreli në ato momente ai kishte mbyllur telefonin. Duke gjykuar mungesën e shqetësimit për jetën e njerëzve që Shkreli tashmë e ka treguar, ekzistojnë gjasa të mëdha që gjëra tjera të dalin nga dollapi i tij në një të ardhme të afërt. /Telegrafi/

Exit mobile version