Telegrafi

Raporti i dërgohet Kuvendit

Zyrtarë nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm (ZAP) kanë bërë të ditur se janë në finalizim të procesit auditues të pasqyrave financiare.

“Kuvendi i Kosovës ka kontraktuar Kompaninë audituese “Grant Thornton” për të bërë auditimin e pasqyrave financiare të zyrës sonë për vitet buxhetore 2008 dhe 2009. Auditorët tanë të jashtëm tani janë në finalizim të procesit auditues”, tha Qëndresa Mulaj, zyrtare për informim në ZAP.

Sipas saj, pasi që të kryhet analizimi i pasqyrave financiare për periudhën 2008-2009 raporti i dërgohet Kuvendit.

“Raporti do t’i dorëzohet Kuvendit të Kosovës brenda kësaj jave dhe ne nuk kemi të drejtë të bëjmë publike asgjë para se kompania audituese ta ketë finalizuar dhe dorëzuar raportin”, tha Mulaj. /Telegrafi/