Telegrafi

Raporti ditor mbi gjendjen e auto-udhëve, rrugëve rajonale dhe nacionale

Ministria e Infrastrukturës përmes një njoftimi për media njofton se po vazhdon mbikëqyrjen e kompanive të mirëmbajtjes së auto-udhëve, rrugëve rajonale dhe nacionale të Republikës së Kosovës.

Në njoftim thuhet se në të shtatë regjionet e Kosovës, kompanitë kontraktuese po vazhdojnë aktivitetet e tyre në baza ditore, ku rrjedhimisht konstatohet se:

-Në rajonin Prishtina 1 dhe 2 nuk ka reshje të borës dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme.

-Në rajonin e Pejës, rrugët të cilat mirëmbahen nga Ministria e Infrastrukturës, janë kryesisht të kalueshme, ndërkaq në rrugën N9 Pejë-Kuçishtë-Bogë, ka reshje të lehta të borës dhe po bëhet shpërndarja e kripës sipas nevojës.

-Po e njëjta gjendje e rrugëve është edhe në rajonin e Ferizajt, të gjitha rrugët janë të lira për qarkullim.

-Edhe në rajonin e Gjilanit nuk ka të reshura të borës dhe rrugët janë krejtësisht të qarkullueshme.

-Rrugët në rajonin e Gjakovës gjithashtu janë të kalueshme, pa reshje bore.

Po ashtu mirëmbajtjes dimërore po i kushtohet kujdes i veçantë  edhe në auto-udhët e Kosovës. Kësisoj, auto-udhët  R6 Doganaj-Hani i Elezit dhe auto-udha A6 “Arbën Xhaferi”, janë krejtësisht të kalueshme, pa reshje bore ose ndonjë pengesë tjetër. /Telegrafi/