Site icon Telegrafi

Raporti i COVID-19, konfirmohen 30 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 1.159 testime, 30 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.715.

Në total numri i rasteve aktive është 592. Në 24 orët e fundit janë dhënë 278 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.821.818 doza të vaksinës.

Deri më sot 820.271 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 99.961 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /Telegrafi/

Exit mobile version