Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 203 raste të reja me coronavirus nga 1,117testime.
MSH po ashtu njofton se gjatë 24 orëve nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga coronavirusi.
Në total numri i raste aktive me coronavirus është 2,549.
Në raportin e Ministrisë bëhet e ditur se brenda 24 orëve janë vaksinuar 49 qytetarë, ndërsa në total janë administruar 1,835,410. /Telegrafi/