Telegrafi

Raporti i autopsisë tregon shkakun e vdekjes së modelit Tales Soares

Tales Soares (Foto: Instagram/tales.cotta)

Është bërë i ditur shkaku i vdekjes së Tales Soares. Sipas një raporti autopsie, (ashtu siç ishte parashikuar) modeli vdiq nga sëmundje zemre e pa diagnostikuar.

Modeli brazilian vdiq pasi u rrëzua papritur në pasarelë në Javën e Modës në Sao Paulo muajin e kaluar.

Lexo po ashtu Modeli që vdiq në pistën e modës, ka ndërruar jetë nga ndonjë defekt i lindur që nuk është diagnostikuar

Në detajet e dokumentit të publikuara nga media braziliane G1 të enjten thuhet se 26-vjeçari kishte probleme me zemrën.

Fatkeqësisht, atij nuk i ishte diagnostikuar kjo sëmundje më herët gjatë kohës që ishte gjallë – transmeton KP.

Sëmundja përparoi në edemë pulmonare akute, akumulim i lëngjeve në mushkëri, që pasoi me vdekjen e Soares.

Para se të vdiste, Tales nuk ishte diagnostikuar me asnjë problem shëndetësor.