Site icon Telegrafi

Raportet me Navasin, debutimi në Ligue 1 dhe gjithçka tjetër – Donnarumma zbulon detaje nga ambientet e PSG-së

Gianluigi Donnarumma ka folur në kanalin zyrtar të skuadrës dhe ka sqaruar se fitimi i kampionatit francez nuk është aq i lehtë sa duket, ndërsa nuk ka munguar të përmend edhe Kaylor Navas.

“Është bukur të fitoj kampionatin tim të parë këtu në Paris, pasi është edhe i 10-ti për klubin”, ka thënë fillimisht ai.

“Nuk ishte i lehtë eliminimi nga Liga e Kampionëve, por kampionati na ngushëlloi. Nga jashtë mund të mendoni se është e thjeshtë, por nuk është ashtu siç duket”.

Lexo po ashtu Donnarumma nuk pret më: Unë ose Navas - njëri do të largohet

“Ka skuadra shumë të forta dhe nuk është aspak e lehtë të luash në stadiume specifike”, potencoi Donnarumma.

Sa i përket bashkëpunimit me Navas, italiani tha se ai ndihet mirë që e ka atë në skuadër dhe dëshirojnë të vazhdojnë së bashku.

“Të kalosh është shumë e vështirë, por ne kemi respekt të ndërsjellë dhe ndihemi mirë së bashku. Ne jemi miq dhe kjo na dha forcë për të vazhduar”.

“Jam i lumtur që kam marrë çmimin për portierin më të mirë, por për mua prioritet janë çmimet kolektive”, deklaroi më tej Donnarumma. /Telegrafi/

Exit mobile version