Drejtori ekzekutiv i Bankës Botërore për Kosovë, Konstantin Huber në takim me zëvendëskryeministren, njëherësh ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari– Lila, tha se raportet FMN-Kosovë nuk kanë ndikuar në projektet e Bankës në Kosovë, por mund të ndikojnë për investimet e ardhshme.
Ai bëri të ditur se Qeveria e Kosovës po negocion me Bankën Botërore për një program të ri financiar për financim të buxhetit, në rast se rrezikohet stabilitet financiar i Kosovës.
Megjithatë nuk bëri të ditur sa do të jetë shuma që do të financohet në buxhet sipas këtij projekti.
Nëse një shtet del jashtë binarëve të programit me FMN-në, ai tha se edhe asistenca nga Banka për atë vend vështirësohet. /Telegrafi/