Telegrafi

Raportet e PSP-së sot në seancë plenare

Raporti për aktivitetet e Prokurosisë Publike për ndjekje të veprave penale të ndërlidhura dhe të cilat dalin nga përmbajtja e ndjekjes joligjore të komunikimeve për periudhën gjashtë muajore është në rend dite të seancës së 99-­të të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në këtë seancë, deputetët, mes të tjerash, do të debatojnë edhe rreth propozimit për ndryshimin e Vendimit për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës për shkak të volumit të madh në hyrje dhe tranzitim të emigrantëve nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë. Në kuadër të seancës do të shqyrtohen edhe disa propozim ligje për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve, mes të cilëve ligjet për sport, për hipotekë të kontraktuar, shoqata tregtare, për ndërtim…të gjitha me procedurë të shkurtuar.

Deputetët do të debatojnë edhe rreth propozimit për plotësimin e ligjit për amnisti, me procedurë të shkurtuar, të propozuar nga deputetët e opozitës. /Telegrafi/