Site icon Telegrafi

Raport: Telefonat e mençur janë ekrani #1 i njerëzve, TV i dyti

Për tregun amerikan, raporti ka thënë se koha e shpenzuar në telefona të mençur mobil e tejkalon edhe atë të televizorit, mirëpo nivel i njëjtë i përdorimit të telefonave është shënuar edhe në vendet tjera, jashtë SHBA-ve, nëse kombinohet koha e shpenzuar në tablet dhe telefona të mençur.

Pjesa amerikane e studimit gjithashtu zbuloi se 41 për qind e audiencës televizive ishte në të njëjtën kohë duke përdorur një pajisje mobile (tablet, telefon të mençur).

Nga audienca e cila shikon më shumë se një ekran në të njëjtën kohë thuhet se 70 për qind e tyre janë në kërkim të "përmbajtjes tjetër, e cila nuk lidhet me TV " (e quajtur "stacking" në raport).

Ndërsa pjesa tjetër prej 30 për qind eksplorojnë përmbajtje të lidhur me atë në TV ose duke marrë disa veprime lidhur me përmbajtjen e shikuar ose reklamat në TV ("që në raport njihet me termin “meshing").

Me gjithë faktin se telefonat e mençur marrin pjesën më të madhe të kohës së shpenzuar në ekran, akoma mbetet një boshllëk i madh në mes të kohës së shpenzuar dhe buxhetit të shpenzuar në reklama.

Kjo, pasi që TV ka kohë më të vogël të shpenzuar nga audienca në ekranin e saj, ndërsa merr pjesën më të madhe të reklamave, përkatësisht buxhetit të shpenzuar nga ana e reklamuesve. / Telegrafi /
 

Exit mobile version