Rihanna ka një konkurrente të fortë, dhe ajo është këngëtarja Era Istrefi nga Kosova.
Televizioni gjerman RTL, ka përgatitur një kronikë, për këngëtaren nga Kosova e cila po pëlqehet shumë edhe në tregun e jashtëm.
Moderatorja: Ylli botëror Rihanna tani ka një konkurrencë! Ngaqë kjo artiste po tingëllon gati ngjashëm si Rihanna.
Naracioni: Era Istrefi është 22 vjecare dhe vjen nga Kosova, me BonBon-in e saj ajo po arrinë majat e top-listës.
Por a kemi nevojë për një Rihanna të dytë?
Naracioni: Po! Po tingëllojnë ngjashëm dhe një krahasim i tillë nuk dëmton.
Me gjithë atë Rihanna një yll botërorë, ndërsa Istrefi dëshiron të bëhet e tillë.
Naracioni: Bon Bon-i saj po dëgjohet në top listat gjermane me shpejtësi dhe arrin të radhitet në vendet e para, aktualisht është në vendin e 21.
Era Istrefi tani mund të shkojë ku dëshiron ngaqë prapa shpinës ka një firmë të madhe muzikore që e mbështet atë dhe një këngë që thjesht po funksionon. Ndoshta që po tingëllon si Rihanna.