Site icon Telegrafi

Raport i rremë për një bombë në Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë

Ministria e Punëve të Brendshme informon opinionin publik se raporti për bombë që pretendohet se është vendosur në objektin e Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë në Shkup është i rremë.

Falë protokolleve të sigurisë të vendosura nga viti i kaluar për institucionet dhe të zbatuara nga Banka Popullore, siguria është e garantuar në shkallë të lartë.

Sot (13.01.2024) njësiti i Antiterrorizmit pranë Byrosë së Sigurisë Publike, pas denoncimit për gjoja të vendosur bombë, ka bërë kontrollet e nevojshme dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzim të rremë.

U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos shqetësohen. Institucionet kanë detyrimin të ndjekin dhe zbatojnë masat e Qeverisë në tërësi dhe në këtë mënyrë të forcojnë sigurinë e objekteve të tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version