Telegrafi

Raport për shtyrjen e seancave gjyqësore nga EULEX (Video)

????????????????????????????????????

EULEX-i i ka shtyrë në një afat të pacaktuar të gjitha seancat gjyqësore të parapara për shqyrtim sot dhe nesër, për shkak se tashmë i ka skaduar mandati këtij misioni, raporton KTV.

Një seancë hetimore e veçantë ndaj personave të dyshuar në grupin e rastit të njohur si “Azem Syla” është dashur të mbahej sot në orët e paradites, por ajo u pezullua.

Avokati Tomë Gashi bëri të ditur se pasi EULEX-i nuk ka mandat nuk mund të ndërmarrë asnjë veprim hetimor dhe se u është thënë se seanca do shtyhet në kohë të pacaktuar.
Zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Arbër Jashari, i ka konfirmuar Kohavisionit se tashmë kanë një marrëveshje me EULEX-in për të trajtuar rastet e tyre deri në vendimin e kuvendit për mandatin e këtij misioni.

Edhe vet Misioni i BE-së për Sundim të ligjit, EULEX, ka konfirmuar shtyrjen pa afat të seancave.
Sidoqoftë, avokati i Azem Sylës beson dhe shpreson se nëse EULEX-i mandatohet ashtu siç kërkuan institucionet vendore, rasti i klientit të tij do të kalojë në duart e vendorëve.