Telegrafi

Raport për aktivitetet e partive politike në kuadër të fushatës së referendumit të 30 shtatorit

Partitë politike parlamentare të cilat janë shprehur se do të mbështesin marrëveshjen me Greqinë në referendumin e 30 shtatorit, gjatë ditës së djeshme kanë vazhduar aktivitetet e tyre në kuadër të fushatës.

Telegrafi Maqedoni ju sjell të përmbledhura aktivitetet e partive, të cilat dje kanë mbajtur takime me qytetarët.

BDI gjatë ditës së djeshme ka qëndruar në Komunën e Haraçinës ku banorëve të fshatrave të cilët e përbëjnë këtë komunë ju ka bërë me dije rendësin e votimit me 30 shtator për tu rreshtuar në aleancën më të madhe ushtarake NATO duke votuar “për” Maqedoninë Evropiane.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti potencoi se shqiptarët janë vullnetmirë e duan jetën, ardhmërinë, e duan lirinë.

Lëvizja Besa dje ka mbajtur konferencë për shtyp, në të cilën për aktivitetet e tyre në kuadër të fushatës.

“Nga vizitat që kemi realizuar në disa nga komunat mesazhet e qytetarëve janë se antarsimi i Maqedonisë në NATO dhe BE është proces i pa kontestueshëm dhe se shqiptarët do vërtetojnë atë që deklaritivisht e kemi thënë disa herë se alternativa e vetme e Maqedonisë është antarsimi në NATO dhe intgrimi në BE”, thanë nga Lëvizja Besa e Bilall Kasamit.

Ndërsa LSDM e kryeministrit Zoran Zaev dje kanë qëndruar në Kratovë. Zaev në fjalimin e tij tha se është i bindur se gjitha Maqedonia do të sjell vendim historik.

“Kjo mundësi nuk lëshohet. Populli jonë e di sa është e rëndësishme që mos e lëshojmë këtë mundësi. Këtë e dinë të gjithë ata që duan të kemi paqe, stabilitet dhe siguri”, tha Zaev./Telegrafi/