Të dhënat kryesore të raportit mbikëqyrës për korrupsion në Republikën e Maqedonisë sot në konferencë shtypi në Shkup do të prezantojnë Transparenca në Maqedoni, në bashkëpunim me NVO Infoqendra, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Raporti përfshin gjendjen e korrupsionit dhe transparencës në shoqërinë e Maqedonisë, gjatë periudhës janar-prill 2018 dhe përfaqëson një mesazh të vazhdueshëm për tri vitet e ardhshme.
Në konferencë shtypi çka do të organizohet në kuadër të projektit “Organizatat qytetare dhe mediat kundër korrupsionit-zero tolerancë për korrupsionin”, e mbështetur financiarisht nga BE, do të mbajnë fjalim drejtoresh e Transparencë Maqedoni, Ana Janevska dhe ekspertja Vanja Mihajlova. /Telegreafi/