Telegrafi

Raport: Çdo iPad i ri e ndihmon konkurrencën e Apple

Apple është duke humbur këndin e saj në tregun e tabletëve. Kjo, pasi që iPad i Apple përbënte 60 për qind të të gjitha shitjeve të tabletëve në tremujorin e dytë financiar të vitit 2012 – ndërsa tani kjo shifër është vetëm 32 për qind, është thënë sot sipas një studimi të lëshuar nga Korporata Ndërkombëtare e të Dhënave (IDC).

Por, edhe pse numri i iPad-ëve të shitur mund të jetë në rënie, kjo nuk do të thotë se Apple mbart ndonjë ndikim më të vogël në tregun e kompjuterëve tablet në krahasim me periudhat e mëhershme.

"Një model i ri i iPad gjithmonë ka ngjallur interes të konsumatorëve në kategorinë e tabletëve, dhe tradicionalisht kjo gjë i ka ndihmuar kompanisë Apple, dhe konkurrentëve të saj," ka thënë Tom Mainelli, drejtor i kërkimeve për tablet në IDC.

"Me mungesën e një iPad-i të ri, rritja në treg është ngadalësuar për shumë prodhues, dhe kjo ka gjasa të vazhdojë edhe në tremujorin e tretë të vitit."

Apple pritet të nxjerrë gjeneratën e pestë të iPad para festave të fundvitit, e cila ka të ngjarë të rrisë interesin e konsumatorëve në tabletë, duke krijuar një kërkesë më të madhe për Apple dhe gjithë konkurrentët e saj, të cilët i krijojnë këto pajisje ", ka vazhduar më tej Mainelli.

Në nivel global, dërgesat e tabletëve kanë rënë për 9.7 përqind nga tremujori i parë i vitit 2013, thuhet sipas raportit IDC-së.
Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2013, Apple ka shitur 14.6 milionë tabletë, ndërsa Samsung ishte në vendin e dytë me 8.1 milionë, e përcjell nga ASUS me 2 milionë, Lenovo me 1.5 milionë, dhe Acer me 1,4 milionë. / Telegrafi /