Telegrafi

Raport: Çdo i pesti është iPhone 5S, iPhone 5C stagnon

iPhone 5S përbën 19,31 për qind të të gjithë iPhone-ëve aktiv për javën e cila përfundoi më3 mars, dhe ka një tendencë të rritjes, për ta arritur nivelin e iPhone 4S. Në fakt, tejkalimi i iPhone 5S mund të ketë ndodhur tashmë, pasi që raporti i Mixpanel përditësohet për një javë të plotë, dhe për çdo të hënë.

Modeli i iPhone i cili tashmë është tre-vjeçar – iPhone 4 tani është në rënie dhe mban vetëm 16.43 për qind të totalit, ndërsa iPhone 5C është jashtë top pesëshit të modeleve me vetëm 6.34 për qind.

Mixpanel është një firmë e hulumtimeve me shërbime të bazuara në ueb dhe pajisje mobile, e cila merret me 17 miliardë veprime të përdoruesve në muaj.

Statistikat e mësipërme janë hartuar nga më shumë se 194.3 miliardë ngjarjet të regjistruara nga 9 shtator 2013 deri më 3 mars 2014. / Telegrafi /